Veseli: Prokuroria të sqarojë nëse pati atentat apo jo ndaj Kurtit

Afrim Veseli, ish-kolonel i FSK-së, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të dalë me një sqarim lidhur me nëse ka pasur apo jo atentat ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Afrim Veseli, ish-kolonel i FSK-së, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të dalë me një sqarim dhe të tregojë nëse ka pasur apo jo atentat ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Ai e konsideron shqetësuese, kërcënimin i cili pretendohet t’i jetë bërë kreut të ekzekutivit, Albin Kurtit.

“Rrezikimi i jetës së cilitdo qytetarë është shqetësim në vete, por kur kërcënim vjen për kryeministrin e vendit, është shumë shqetësues. Nëse është si i tillë, i vërtetë, atëherë duhet të ndihemi të shqetësuar të gjithë qytetarët e vendit. Është interesant që prokuroria e shtetit që e ka për detyrë ta hetojë, nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë. Nëse është i vërtetë ky kërcënim ndaj kryeministrit duhet të ndihemi të shqetësuar të gjithë, por nëse është përdorur për diçka tjetër dhe nuk është i vërtetë atëherë është sërish shqetësim i madh dhe më gjera të tilla nuk duhet të luajmë. Kisha kërkuar nga prokurori i shtetit që të dalë me një deklaratë dhe ta njoftojë publikun që ka pasur apo jo, nëse ka pasur të tregojë që janë rritur masat e sigurisë për kryeministrin…”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi