Mimoza Kusari Lila, ka përgëzuar vendimin e KEK-ut për rikthimin e sigurimit fizik nën kontrollin institucional, duke e quajtur atë një akt të drejtë dhe të domosdoshëm, raporton GazetaBlic.
Ajo theksoi se për vite me radhë janë keqpërdorur miliona euro në kontrata të dyshimta sigurimesh private, të cilat kanë përfshirë presione dhe abuzime.
Kusari Lila tha se me këtë vendim po kthehet drejtësia, duke i siguruar punëtorëve të sigurimit fizik të drejtat dhe benefitet që meritojnë dhe duke sjellë transparencë dhe llogaridhënie.
Ajo shtoi se trajtimi me dinjitet i punëtorëve është thelbësor për ndërtimin e institucioneve funksionale dhe të ndershme.