Vëllai i Festimit: Ai s’ka kryer vetëvrasje, e ka dashtë jetën shumë- ne s’na është dorëzu ende raporti i autopsisë, kemi aranzhu edhe avokat

Vëllai i dizajneri Festim Isufi është deklaruar sot në lidhje me rastin e rëndë që ndodhi më 9 maj kur Festim Isufi u gjetë i vrarë ndërsa gruaja e tij e plagosur.

Në media u shpalosën disa detaje ku ndër të tjerash thuhej se janë gjetur dy thikë, e Festimi pati shtatë plagë nga thika.

E në lidhje me këtë ngjarje së fundi u deklarua vëllai i Festimit.

Ai ndër të tjerash tha se familja nuk e fajëson gruan e Festimit, Rinën dhe se me të kanë komunikuar.

“Kam dëgjuar e kam lexuar disa shkrime që familja fajëson Rinën, thashetheme anej e knej. Dashta me dal se familja nuk është tu e fajësu Rinën e ne s’kemi. Ne e dimë të vërtetën se ai nuk jeton se çka ka ndodhur e ka ndodhur janë duke u marrë policia dhe prokuroria dhe besoj se shumë shpejt ka me dal rezultati. Po lexojmë anej-knej ama familja nuk e ka fajësu Rinën, e as kërkon se nuk e dimë çka ka ndodhë. Absolut është e pavërtetë deh sipas familjes neve na si familje jemi tre anëtarë të familjes së ngushtë momentalisht Rian është pjesë e familjes sonë, zyrtarisht është gruaja e Festimit. Derisa s’ka diçka konkrete ajo ka me mbet gjithmonë ashtu” deklaroi i, transmeton lajmi.net.

“Normal që kemi pasur komunikim, ne s’dimë çka ka ndodhur Rina besoj se e dinë. Çka ka pas me thanë para policisë e prokurorisë besoj i ka thanë. Gjykime publike nuk është mirë me bë për kërkonin se nuk dihet. Derisa ka jetu me Festimin s’ka koment se e di çka ka ndodhur, normal që e dinë. Na s’kemi kuptu kurgjo, unë i kam afru mundësinë me ardhë në Gjermani për qef kështu që nëse kish pas ai diçka se po ni borxhe a c’borxhe, ai kish pas mundësi me ardh me jetu. Ata nuk janë ardhur për arsye të punëve të veta më tepër nuk dimë që ka pas ndonjë shqetësim diçka. Në prill jam taku kom nejt s’kom vrejt ndonjë ndryshim që a ke shqetësu diçka. Ne ende s’e kemi marrë raportin e autopsisë. Ne kemi avokat në momentin që e marrim me lexu me kshyr çka ka tek ka. Kemi aranzhu edhe avokat s’bohet as fjalë normal”,shtoi ai.

“Ne sa e dimi nuk ka pas probleme financiare. Normal që në Kosovë dihet se çdokush mundet me pas probleme amo për me ardhë në qat pikë me mbyt veten nuk e besomi që e ka pas atë problem.Ne si familje nuk e besojmë se i ka dhënë fund jetës së tij. Ne pa e çu këtë punë deri në fund nuk e lëm.Në momentin kur ndodhë diçka- dyshime ka shumë njeri mirëpo ato janë dyshime, ne jemi duke punuar në këtë dhe në momentin që marrim vesh atëherë del në publik.S’bëhet fjalë, ai ka pas plot jetë.Në kohën e fundit jom kon tu vozit unë me kerr edhe unë voziti pak si jashtë rregullave më tha: Në t’u paçt mërzit jeta ty, unë kam qef me jetu hala.S’diskutohet muhabeti se e ka dashtë jetën. Në prill kam qenë në Kosovë.Me Festimin .. Ne jemi dy bota të ndryshme, zanati i tij me temin nuk përkasin, kemi folur a je mirë qysh je , qysh po shkon puna. Na jena vllazni në momentin që kish pas diçka besoj e kish nda me mu. Prej Festimit s’kom me harru në asnjë moment që u kon një njeri i veçantë në familje dhe u kon ma i vogli i familjes, besoj se drejtësia ka me shku në vend. Për këtë punë jemi tu punu shumë shumë, ka me dal në shesh e vërteta- e uroj mos me i ndodhë kërkujt kjo që na ka ndodhë neve. Ma shumë s’di”, tha ai, shkruan lajmi.net.

Vëllai i Festimit deklaroi në Klan se  gjatë varrimit nuk kanë folur me Rinën, por janë përqafuar pasi ka qenë moment i rëndë.

“Na si familjar nuk e kena fajësu Rinën, Rina ka marrë pjesë në varrim të tjerat sene ja kena lon policisë e prokurorisë. Pasi mundet me u thënë diçka, kur vjen puna me u përball mundemi me thënë diçka tjetër. Nuk kena dashtë me lujt ping-pong me fjalë masi është policia e drejtësia. Jemi taku me Rinën edhe në varrim. Rast i rënë s’kemi pas çka me komuniku, jemi përqaf. Ne si familje nuk dimë asnjë detaj, veç e kam lexu një ditë në “Kosova Today” që familja fajëson Rinën, ne nuk e kemi fajësu Rinën. S’është e vërtetë deri në momentin që del e vërteta në shesh për neve s’është ende fajtor kërkush. Ne mundemi me dyshu në gjithë botën, por dyshimi dhe fakti i vërtetë është krejt ndryshe.Na jemi tu punu në këtë drejtim, me këtë pun sa i përket çështjes ligjore merret avokati. Ai e ka këtë punë në dorë.  Që s’është dorëzu ende tek familja. Ne jemi shqiptar, kështu që duhet me prit senet me marrë gjakftohtë. Kur ata marrin vendim me dorëzu e dorëzojnë, besoj e respektojnë ligjin”,tha ai.

Duke folur për faktin se atyre nuk u është dorëzuar ende raporti i autopsisë, vëllai i Festimit pati një lutje për të gjithë.

“Kam një lutje që kushdo që di diçka le të shkon në Prokurori le ta di, le ta deklarojë. Nuk ka nevojë me gjujtë gur në shpinë të kërkujt. Besoj se jemi të qartë me këtë.”./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeVendi