Vdes në QKUK 58-vjeçari që ra nga kulmi para dy javësh në Vushtrri, po punonte tek familjarët

Policia ka njoftuar se sot në QKUK ka vdeku  58 vjeçar, i cili derisa ishte duke punuar tek familjarët e tij në një fshat të Vushtrrisë kishte rënë nga kulmi, para dy javësh.

Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”, shkruan Reporteri.net.

“Me datë 19.07.2025, policia në Vushtrri është njoftuar se një person derisa kishte qenë duke punuar tek familjarët e tij në një fshat të Vushtrrisë, kishte rënë nga kulmi dhe ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Emergjencës në Vushtrri dhe më pas është transportuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Prishtinës. Që nga ajo datë, deri sot me datë 01.08.2025, ka qenë duke marrë tretman mjekësor ndërsa sot është pranuar njoftimi se viktima mashkull i moshës 58 vjeçare, shtetas i Republikës së Kosovës, ka humbur jetën. Me urdhër të prokuronit, rasti është iniciuar ,,Vdekje e dyshimtë” ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion”, ka njoftuar Policia.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi