– Aeroplanët lëshuan furnizime me parashutë mbi qytetin qendror të Deir al-Balah, ndërsa vazhdon kriza humanitare mes bllokadës izraelite.
Vazhdojnë përpjekjet për dërgimin e ndihmës humanitare nga ajri në Rripin e Gazës, i cili është nën sulme dhe bllokadë izraelite, raporton Anadolu.
Aeroplanët lëshuan furnizime me parashutë mbi qytetin qendror të Deir al-Balah, ndërsa vazhdon kriza humanitare mes bllokadës izraelite.
Izraeli ka vrarë më shumë se 62 mijë palestinezë në Rripin e Gazës që nga tetori 2023. Fushata ushtarake ka shkatërruar Rripin e Gazës, që po përballet me uri ekstreme.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për luftën e tij në enklavë.