Valë brutale të nxehti po thyen rekorde në Evropë, meteorologët paralajmërojnë një tjetër: “Kjo është katastrofë”

Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Evropën, duke shkaktuar probleme të shumta nga Franca dhe Britania e Madhe deri në Itali, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se kulmi i temperaturave ende nuk ka arritur në disa vende. Temperaturat rekord kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për dhjetëra mijëra familje, mbyllje shkollash dhe atraksionesh turistike, si dhe viktima.

Francë po mbizotërojnë temperatura ekstreme. Vendi regjistroi natën e dytë më të nxehtë në histori, menjëherë pas rekordit të vendosur një natë më parë. Në Paris, temperaturat gjatë natës nuk ranë nën 25.5 gradë Celsius.

Për shkak të valës së të nxehtit, 58 nga 96 rajonet tokësore të Francës kanë shpallur alarm të kuq, një rekord absolut. Në rajonin Finistère të Bretanjës, rreth 68 mijë familje mbetën pa energji elektrike pas një defekti në transformator. Autoritetet deklaruan se prioritet kanë spitalet dhe shtëpitë e të moshuarve.

Ndërsa qytetarët kërkojnë mënyra për t’u freskuar, po rritet edhe numri i viktimave. Që nga 18 qershori, të paktën 42 persona janë mbytur në ujëra, mes tyre edhe një fëmijë gjashtëvjeçar.

Probleme në të gjithë kontinentin

Për shkak të temperaturave ekstreme, mijëra shkolla në Francë dhe në Mbretëria e Bashkuar kanë mbyllur dyert, ndërsa shumë shkolla në Holandë kanë shkurtuar orarin e mësimit.

Në Paris, Kulla Eiffel dhe Muzeu Louvre kanë reduktuar orarin e punës.

Janë lëshuar gjithashtu paralajmërime për ndërprerje të mundshme në trafikun hekurudhor në Britani, Belgjikë dhe Francë, pasi temperaturat e larta mund të dëmtojnë infrastrukturën dhe të deformojnë shinat.

Ministria italiane e Shëndetësisë ka shpallur alarm të kuq për 16 qytete, përfshirë Romë, Milano dhe Firence, duke paralajmëruar rrezik edhe për personat plotësisht të shëndetshëm.

Një tjetër valë të nxehti në horizont

“Kupola e nxehtësisë” që ka përfshirë Evropën po zhvendoset gradualisht drejt pjesës qendrore të kontinentit.

Të premten, temperaturat më të larta priten nga Anglia deri në Gjermani, ku mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Kulmi i valës së të nxehtit në Gjermani pritet të jetë të shtunën.

Të dielën, temperaturat ekstreme do të përhapen në Itali, Austri, Çeki, Hungari dhe Poloni.

Megjithëse në disa pjesë të Francës dhe Britanisë së Madhe pritet një freskim i lehtë gjatë fundjavës, meteorologët francezë tashmë kanë paralajmëruar mundësinë e një vale të re të nxehti duke filluar nga 10 korriku.

Kategoritë
BotaLajme