– Si pjesë e një stërvitjeje të planifikuar, në bazën e raketave në rajonin Yoshkar-Ola të Rusisë u vendosën platforma të lëvizshme lëshimi për sistemin e raketave balistike ndërkontinentale PGRK “Yars”
Ushtria ruse zhvilloi stërvitje me sistemet raketore “Yars”, të cilat përmbajnë raketa balistike ndërkontinentale, raporton Anadolu.
Si pjesë e një stërvitjeje të planifikuar, në bazën e raketave në rajonin Yoshkar-Ola të Rusisë u vendosën platforma të lëvizshme lëshimi për sistemin e raketave balistike ndërkontinentale PGRK “Yars”.
Gjatë stërvitjes, njësitë realizuan një dislokim rreth 100 kilometra. Me të mbërritur në terren, u vendosën pozicionet terrenore si dhe njëkohësisht u zbatuan masa kamuflazhi dhe sigurie.