Ushtria izraelite vret 3 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Ushtria izraelite vret 3 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Palestinezët u vranë në provincën Jenin

Tre të rinj palestinezë u vranë nga plumbat e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, njofton Ministria palestineze të Shëndetësisë, transmeton Anadolu.

Ministria njoftoi të dielën vonë se tre të rinj u qëlluan për vdekje pranë qytetit Arraba në provincën Jenin.

Nga ana e saj, ushtria izraelite njoftoi se forcat e saj kishin eliminuar një “celulë të armatosur” në zonën e Jeninit në veri të Bregut Perëndimor.

Incidenti ndodhi disa orë pas një sulmi të armatosur ku u vra një polic në Tel Aviv. Sulmuesi i dyshuar palestinez u vra gjithashtu nga një tjetër efektiv izraelit.

Që nga fillimi i këtij viti, Bregu Perëndimor ka përjetuar bastisje të shumta nga ushtria izraelite me pretekstin e arrestimit të palestinezëve “në kërkim”.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova