Ushtria izraelite vazhdon sulmet ndërkufitare në Sirinë jugore

– Forcat izraelite përparojnë në zonën Rasm al-Rawadi dhe afër Samdaniya al-Gharbiyya në fshatin Quneitra, raportojnë mediat lokale

Forcat e ushtrisë izraelite vazhduan sulmet e tyre edhe sot në Quneitra, në Sirinë jugore, transmeton Anadolu.

Sipas televizionit shtetëror Al-Ikhbariya, forcat izraelite përparuan në zonën Rasm al-Rawadi dhe pranë Samdaniya al-Gharbiyya në Quneitra, një zonë e vendosur brenda zonës së shkëputjes në Lartësitë e pushtuara të Golanit.

Nuk pati asnjë koment nga ushtria izraelite mbi lajmin në fjalë.

Gjatë gjithë gushtit, ushtria izraelite kreu pesë inkursione në provincën Quneitra në Sirinë jugperëndimore, i fundit prej të cilave ndodhi dje në mëngjes, gjatë të cilave një person u vra.

Pas rënies së regjimit të Bashar al-Asad në fund të vitit 2024, Izraeli zgjeroi pushtimin e Lartësive të Golanit sirian duke pushtuar zonën tampon të demilitarizuar, një veprim që shkeli Marrëveshjen e Shkëputjes së vitit 1974 me Sirinë.

Kategoritë
BotaLajme