Ushtria izraelite shkatërron 3 shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar

Sipas shifrave palestineze, autoritetet izraelite kanë shkatërruar 588 struktura palestineze në gjysmën e parë të këtij viti, duke prekur 843 persona, përfshirë 411 fëmijë.

Forcat e ushtrisë izraelite shkatërruan tri shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar, thanë burime lokale, transmeton Anadolu.

Buldozerët ushtarakë bastisën qytetin Qabatiya në veri të Bregut Perëndimor dhe shkatërruan ndërtesat në pronësi të tri palestinezëve të vrarë nga zjarri i ushtrisë izraelite vitin e kaluar, thanë burimet.

Ushtria izraelite i akuzon të tre për përfshirje në kryerjen e sulmeve kundër objektivave izraelite.

Sipas dëshmitarëve, rrënimet shkaktuan përplasje midis banorëve të zemëruar palestinezë dhe forcave izraelite në qytet.

Izraeli rregullisht shkatërron shtëpitë familjare të palestinezëve që akuzon për kryerjen e sulmeve, një politikë e dënuar gjerësisht nga grupet e të drejtave të njeriut si ndëshkim kolektiv.

Sipas shifrave palestineze, autoritetet izraelite kanë shkatërruar 588 struktura palestineze në gjysmën e parë të këtij viti, duke prekur 843 persona, përfshirë 411 fëmijë.

Gjatë së njëjtës periudhë, u lëshuan 556 urdhra prishjeje, duke përfshirë 322 për shtëpi të banuara dhe 151 për struktura bujqësore.

Që nga fillimi i luftës gjenocidale të Izraelit në Gaza, gati 1.000 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 7.000 janë plagosur në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite dhe kolonët e paligjshëm, ka thënë Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Në një mendim historik korrikun e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli të paligjshëm dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve kolone në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Kategoritë
BotaLajme