Ushtria izraelite paralajmëron për evakuim të menjëhershëm për disa zona në Gaza

– Në një deklaratë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, i paralajmëroi palestinezët për një evakuim në zonat në Qytetin e Gazës dhe zonën veriore të cilët ishin urdhëruar vazhdimisht të evakuoheshin gjatë gjithë qershorit.

Ushtria izraelite rinovoi sot paralajmërimin e saj për evakuim “të menjëhershëm” për lagjet në Qytetin e Gazës dhe zonën veriore, mes luftës së saj të vazhdueshme gjenocidale në enklavë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, i paralajmëroi palestinezët për një evakuim në zonat në Qytetin e Gazës dhe zonën veriore të cilët ishin urdhëruar vazhdimisht të evakuoheshin gjatë gjithë qershorit.

Zonat e Qytetit të Gazës të përmendura në deklaratën e ushtrisë izraelite përfshijnë lagjet e Zeitounit Lindor, Qytetin e Vjetër, Turkman, Al-Jadida, Al-Daraj, Al-Sabra dhe Al-Tuffah.

Sa i përket zonës veriore, deklarata liston qytetin Jabalia, kampin Jabalia dhe Jabalia al-Nazla, si dhe lagjet Al-Rawdah, Al-Nahda, Al-Zuhur, Al-Noor, Al-Salam dhe Tal al-Zaatar.

Ushtria izraelite urdhëroi palestinezët në ato zona të zhvendosen në zonën perëndimore të Al-Mawasit.

Ushtria izraelite e klasifikon zonën Al-Mawasi si një “zonë të sigurt humanitare”, megjithatë ajo ka kryer sulme vdekjeprurëse atje duke bombarduar tendat që strehojnë njerëzit e zhvendosur, duke rezultuar në qindra vdekje dhe lëndime midis atyre që janë zhvendosur atje.

Deklarata e ushtrisë izrelite theksoi se po vepron në këto zona “me forcë në rritje për të shkatërruar armikun dhe organizatat armiqësore, me luftime që shtrihen në perëndim drejt qendrës së qytetit”.

Sipas raportit të javës së kaluar nga zyra humanitare e OKB-së, që nga 18 marsi, ushtria izraelite ka lëshuar rreth 54 urdhra zhvendosjeje, duke prekur rreth 297 kilometra katrorë, rreth 81 për qind të Rripit të Gazës.

Kategoritë
BotaLajme