Ushtria izraelite ndalon regjisorin palestinez të dokumentarit fitues i çmimit Oscar

– Raportohet se tre palestinezë u arrestuan në provincën jugore të El Halil (Hebron) në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku një nga regjisorët e dokumentarit fitues të çmimit Oscar, “No Other Land”, ishte midis të ndaluarve

Ushtria izraelite thuhet se ka ndaluar palestinezin Hamdan Bilal, një nga regjisorët e filmit “No Other Land”, dokumentari fitues i çmimit Oscar në vitin 2025, në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Mediat izraelite raportuan se tre palestinezë u arrestuan në fshatin Susya, në provincën jugore të El Halil (Hebron) në Bregun Perëndimor të pushtuar, me akuzën e hedhjes së gurëve ndaj izraelitëve që po pushtonin tokën palestineze në zonë.

Bilal, një nga regjisorët e dokumentarit fitues të çmimit Oscar, “No Other Land”, ishte midis të ndaluarve, sipas lajmeve.

– Koloni izraelit vret palestinezin që kontribuoi në dokumentarin fitues të çmimit Oscar

Një kolon hebre i quajtur Yinon Levi, i cili uzurpoi tokën palestineze, hapi zjarr ndaj turmës së mbledhur dje në Masafer Yatta, në jug të El Halil.

Si pasojë e sulmit të Levit, humbi jetën aktivisti palestinez Awdah Hathaleen, i cili kontribuoi në dokumentarin “No Other Land”.

Ish-presidenti amerikani, Joe Biden, vendosi sanksione ndaj Levit, për sulmet e tij ndaj civilëve palestinezë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i hoqi sanksionet ndaj Levit pasi mori detyrën.

Kategoritë
BotaLajme