Ushtria izraelite lë pas gjurmë masive shkatërrimi pas tërheqjes nga Gaza veriore

Në imazhe shihen palestinezë që kthehen në shtëpitë e tyre në veri të Gazës, ndërtesa të kthyera në rrënoja, si dhe rrugët e shkatërruara

Në pamjet e filmuara shihet një shkatërrim i rëndë që ushtria izraelite ka kryer në Qytetin e Gazës në veri të Rripit të Gazës, ku Izraeli krahas shkatërrimit ka imponuar edhe urinë, raporton Anadolu.

Pamjet u regjistruan pasi ushtria izraelite u tërhoq pas bombardimeve intensive dhe operacioneve ushtarake që vazhduan prej muajsh në lagjet Shujaiyya dhe Tuffah në Qytetin e Gazës.

Banorët palestinezë të zonës u kthyen në lagjet e tyre të shkatërruara dhe filluan të kërkojnë ato që u kanë mbetur nga shtëpitë e tyre.

Në imazhe shihen palestinezë që kthehen në shtëpitë e tyre në veri të Gazës, ndërtesa të kthyera në rrënoja, si dhe rrugët e shkatërruara.

Ushtria izraelite ka vazhduar ofensivën brutale në Gaza që nga 7 tetori i vitit 2023, duke vrarë mbi 60.300 palestinezë. Bombardimet e pamëshirshme kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesë ushqimi.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për luftën në enklavën palestineze.

Kategoritë
BotaLajme