Theksohet se objektivi i sulmit ajror ishin “pozicionet e Huthive” që i përkisnin grupit të mbështetur nga Irani në Portin Al-Hudaydah në Jemenin perëndimor
Ushtria izraelite kreu një sulm ajror në Portin Al-Hudaydah në Jemenin perëndimor, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim, ushtria njoftoi se kanë kryer sulme ajrore në Jemen.
Theksohet se objektivi i sulmit ajror ishin “pozicionet e Huthive” që i përkisnin grupit të mbështetur nga Irani në Portin Al-Hudaydah në Jemenin perëndimor.
Raportohet se sulmet u kryen në përgjigje të sulmit me raketa dhe dronë të rebelëve Huthi kundër Izraelit.
Nga ana tjetër, ministri Izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz, kërcënoi gjithashtu Jemenin në një deklaratë me shkrim.
Katz, i cili argumentoi se Huthitë do të “paguajnë një çmim të lartë” për sulmet e tyre me raketa ndaj Izraelit, tha: “Fati i Jemenit do të jetë si ai i Teheranit”.
Rebelët Huthi ende nuk kanë bërë një deklaratë në lidhje me sulmet e tyre në Portin Al-Hudaidah