Ushtria izraelite kërcënon të sulmojë zonën ku ndodhet ndërtesa qendrore e OKB-së në Gaza

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite kërcënoi me sulm kundër zonës ku ndodhet ndërtesa qendrore e OKB-së, universiteti “Al-Aksa” dhe ai Islamik, si dhe Spitali i Gjysmëhënës së Kuqe.

Ushtria izraelite ka lëshuar një kërcënim për të sulmuar zonën në Qytetin e Gazës ku ndodhen zyrat qendrore të Kombeve të Bashkuara (OKB), një spital dhe dy universitete, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, njoftoi në llogarinë e tij në X se do të nisin një sulm kundër zonës ku zonës në fjalë në Gaza, ku ndodhet ndërtesa qendrore e OKB-së, universiteti “Al-Aksa” dhe ai Islamik, si dhe Spitali i Gjysmëhënës së Kuqe.

Ndërtesat që Adraee tha se do të synonin ndodhen në perëndim të qytetit të Gazës, zonë me banim të dendur.

Adraee u bëri thirrje “palestinezëve të evakuojnë zonën dhe të zhvendosen në jug të Rripit të Gazës”.

Sipas shifrave të publikuara nga OKB-ja, 90 përqind e afërsisht 2,3 milionë palestinezëve në Gaza janë zhvendosur të paktën një herë për shkak të sulmeve të ushtrisë izraelite.

Pas armëpushimit të 19 janarit, ushtria izraelite rifilloi sulmet e dhunshme në Rripin e Gazës në mëngjesin e 18 marsit.

Kategoritë
BotaLajme