Ushtria izraelite: 260 ushtarë të plagosur janë evakuuar nga Gaza që nga fillimi i sulmit tokësor

Ushtria izraelite njoftoi se ka kryer 150 operacione të shpëtimit ajror dhe tokësor për të evakuuar ushtarët e plagosur në spitalet në Izrael

Ushtria Izraelite njoftoi se rreth 260 ushtarë izraelitë të plagosur janë evakuuar nga Rripi i Gazës në rreth 150 operacione të shpëtimit ajror dhe tokësor, transmeton Anadolu.

“Që nga fillimi i luftës, Njësia 669, së bashku me njësitë e tjera, ka operuar në Gaza nën zjarr të vazhdueshëm, duke shpëtuar dhe trajtuar ushtarët e Forcave të Mbrojtjes izraelite”, tha ushtria në një deklaratë.

“Deri më tani, ata kanë kryer 150 operacione tokësore dhe operacione të shpëtimit, duke evakuuar në spitalet e Izraelit 260 ushtarë të plagosur”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

Ushtria njoftoi vdekjen e 25 ushtarëve që nga fillimi i sulmit tokësor izraelit në Rripin e Gazës rreth një javë më parë.

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Gazë, enklavë e cila ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e Hamasit më 7 tetor.

Më shumë se 10.700 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 9,240 palestinezë dhe më shumë se 1,538 izraelitë.

Kategoritë
BotaLajme