Inxhinierët raketorë ukrainas prezantuan raketën lundruese Flamingo si produktin më të ri të industrisë ushtarake ukrainase, duke shpallur prodhimin serik të saj. Rraketa pritet të ketë një rreze deri në 3.000 kilometra dhe një kokë luftarake prej 1.000 kilogramësh.
Kompani ukrainase e prezantuan këtë raketë që në shkurt, në panairin e armatimeve dhe pajisjeve ushtarake IDEX-25, por me emrin FP-5. Si raketë lundruese, Flamingo do të ketë performanca të larta, veçanërisht për shkak të rrezes së madhe prej 3.000 kilometrash.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi prodhimin serik, çka tregon se testimet e armës janë kryer dhe se ushtria ukrainase ka kapacitet për t’i lëshuar këto raketa.
“Dhe kjo është raketa më e suksesshme që kemi deri tani. Fluturon 3.000 kilometra, që është e rëndësishme. Deri në dhjetor do të kemi më shumë. Duhet të shohim suksesin e testeve, duhet të shohim financimin e programit,” shtoi Zelensky.
Sipas ekspertëve ukrainas, raketa ka një devijim në objektiv prej maksimum 15 metrash, çka për një raketë lundruese moderne, edhe në një distancë prej 3.000 kilometrash, konsiderohet mjaft jo precize.
Nga ana tjetër, Zelensky që në qershor kishte shpallur prodhimin serik të raketave balistike ukrainase të tipit Sapsan. Duhet theksuar se pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Ukraina trashëgoi një bazë të rëndësishme industriale për prodhimin e raketave.