– UEFA, e cila ndërmori menjëherë veprime pas përpjekjes së Rusisë për pushtimin e Ukrainës dhe ndaloi vendin nga turnetë, nuk ndërmori asnjë veprim kundër Izraelit, gjë që u interpretua si hipokrizi
Përderisa sulmet gjenocidale të Izraelit vazhdojnë në Rripin e Gazës, qëndrimi hipokrit i UEFA-s ndaj Izraelit vazhdon, raporton Anadolu.
UEFA, e cila nuk e përmendi Izraelin me emër në mesazhin e saj të ngushëllimit për ish-futbollistin palestinez, Suleiman Al-Obaid, i cili u vra nga Izraeli, ajo nuk e përmendi Izraelin as në pankartat e shfaqura para ndeshjes së Super Kupës.
– Postimi i ngushëllimit i UEFA-s për “Pele-n palestinez” shkakton zemërim
Mesazhi i mëparshëm i ngushëllimit i UEFA-s për ish-futbollistin palestinez Suleiman Al-Obaid, me nofkën “Pele palestinez”, i cili u vra gjatë sulmeve izraelite, ka shkaktuar kritika.
Ndërsa reagimet kundër UEFA-s për mospërmendjen e Izraelit vazhdojnë, ylli egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, jo indiferent ndaj çështjes, e kritikoi UEFA-n në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X.
UEFA postoi mesazh në lidhje me Al-Obaid, duke thënë: “Lamtumirë Pele-s palestinez, Suleiman Al-Obaid. Një talent që u dha shpresë fëmijëve të panumërt edhe në kohërat më të errëta”, ndërsa Salah replikoi: “A mund të na tregoni si, ku dhe pse vdiq?”.
Federata Palestineze e Futbollit lëshoi deklaratë duke thënë: “Ish-lojtari i ekipit kombëtar, Suleiman Al-Obaid ra dëshmor gjatë një sulmi nga forcat pushtuese ndërsa priste ndihmë humanitare në Rripin e Gazës”.
Gjatë ndeshjes së Superkupës së UEFA-s midis PSG dhe Tottenham Hotspur në stadiumin “Bluenergy” në Udine të Italisë, mungesa e një përmendjeje të vetme të Izraelit në banderolën e shfaqur para ndeshjes shkaktoi zemërim të gjerë.
Në ceremoninë para ndeshjes, UEFA shfaqi dy banderola ku shkruante “Ndalo vrasjen e fëmijëve” dhe “Ndalo vrasjen e civilëve”. Për më tepër, UEFA priti dy fëmijë palestinezë në ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe mospërmendja e emrit të Izraelit në pankarta dhe gjetkë shkaktoi zemërim të mëtejshëm.
– Standarde të dyfishta nga FIFA dhe UEFA
Derisa numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në të paktën 61.800 dhe numri i të plagosurve në 154.906, Izraeli vazhdoi të shfaqej në ngjarje sportive në 15 muajt para armëpushimit.
Pavarësisht gjenocidit, i cili ka vazhduar për gati dy vjet, organizatat ndërkombëtare sportive nuk kanë arritur të lëshojnë një dënim, e lëre më të vendosin sanksione, ndaj ekipeve dhe sportistëve izraelitë. Ndërsa sportistët po vriten në territoret palestineze, sportistët izraelitë kanë vazhduar të garojnë në turne ndërkombëtare.
Vendimet e marra nga organizatat ombrellë të sportit në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, duke injoruar krimet e Izraelit kundër njerëzimit, ishin të rëndësishme.
Vetëm në ditën e dytë të pushtimit rus të Ukrainës, UEFA publikoi një mesazh ku thuhej: “Bashkësia ndërkombëtare është e shqetësuar për sigurinë evropiane. Ne e dënojmë fuqimisht agresionin e vazhdueshëm ushtarak rus në Ukrainë. UEFA po punon për të zhvilluar futbollin në përputhje me frymën olimpike dhe vlerat e përbashkëta evropiane, siç janë paqja dhe respekti për të drejtat e njeriut”.
Po atë ditë, FIFA u mblodh dhe njoftoi se nuk do të luheshin ndeshje ndërkombëtare futbolli në Rusi dhe se flamuri dhe himni rus nuk do të përdoreshin në ndeshje. Në ditën e katërt të konfliktit, FIFA dhe UEFA pezulluan pjesëmarrjen e klubeve dhe ekipeve kombëtare ruse në ngjarjet e tyre. Ekipet ruse nuk janë lejuar të marrin pjesë në gara ndërkombëtare që atëherë.
UEFA, e cila ndërmori menjëherë veprime pas përpjekjes së Rusisë për pushtimin e Ukrainës dhe ndaloi vendin nga turnetë, nuk ndërmori asnjë veprim kundër Izraelit, gjë që u interpretua si hipokrizi.