Udhëtimi pa viza nga 1 janari: Sa muaj afat duhet të keni në pasaportë që të udhëtoni në Shengen

Faqja qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës, ka ndarë disa informata të rëndësishme lidhur me afatin e pasaportës për qytetarët që duan të hyjnë në zonën Shengen pas 1 janarit 2024, kur edhe pritet të liberalizohen vizat.

Sipas kësaj faqeje, për të hyrë në zonën Shengen është e rëndësishme që qytetarët të kenë pasaportë me afat të mjaftueshëm.

Pasaporta duhet të jetë e vlefshme për së paku tre muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Shengen.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi