U qeth vet para Kuvendit për të protestuar kundër bllokadës, mediat britanike e bëjnë lajm Kocin

Protesta e avokatit Arianit Kocit para Kuvendit të Kosovës ku qethi flokët ka qenë temë diskutimi gjatë tërë ditës në Kosovë. Reagimet ishin të shumta.

E kjo e ka kaluar edhe Kosovën, është bërë lajm ndërkombëtar.

Mediumi britanik “Metro”, tregoi për protestën e Kocit si akt simboli, pasi Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 50 të konstituhohet.

“Një avokat nxori një makinë rroje para gazetarëve për të protestuar kundër dështimit të qeverisë së tij për të krijuar një kuvend për të pesëdhjetën herë radhazi”, e përshkruan situatën mediumi.

Mediumi e përshkruan krizën institucionale të Kosovës, teksa Kuvendi është i bllokuar që nga prilli.

Kategoritë
LajmeVendi