Turqia regjistron emrin e saj në gjuhë të huaja në OKB si “Türkiye”

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha se Turqia është regjistruar si ‘Turkiye’ në gjuhë të huaja në Kombet e Bashkuara (OKB).

Mevlut Çavusoglu, në llogarinë e tij në Twitter, deklaroi se procesi i nisur nën udhëheqjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për të rritur vlerën e markës së Turqisë ka marrë fund.

“Me letrën që i dërgova sot Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ne po e regjistrojmë emrin e vendit tonë në gjuhë të huaj në OKB si ‘Turkiye’. Qoftë me fat”, shkruan ministri Çavusoglu në postimin e tij.

Kategoritë
BotaLajme