Turqia hap kalimet kufitare me Sirinë me pasaporta

Shtetasit turq dhe sirianët që kanë marrë shtetësi të vendeve të treta do të jenë në gjendje të hyjnë dhe të dalin nga Siria përmes portave kufitare tokësore të Turqisë

Turqia njoftoi se kalimet kufitare me Sirinë kanë filluar zyrtarisht me pasaporta, si pjesë e procesit të normalizimit pas çlirimit të vendit dhjetorin e kaluar, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme të postuar në platformën turke të mediave sociale NSosyal, shtetasit turq dhe sirianët që kanë marrë shtetësi të vendeve të treta do të jenë në gjendje të hyjnë dhe të dalin nga Siria përmes portave kufitare tokësore të Turqisë, me përjashtim të atyre që ndodhen në Zonën e Operacionit “Burimi i Paqes”.

Bashar al-Asad, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi më 8 dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 1963.

Një administratë e re kalimtare e udhëhequr nga presidenti Ahmad al-Sharaa u formua në janar.

Kategoritë
BotaLajme