Turqia dënon në mënyrë të fuqishme sulmet ushtarake të Izraelit në Siri

Ministria e Jashtme e Turqisë dënoi “në mënyrë të fuqishme” sulmet ushtarake të cilat Izraeli po i kryen dhe po i zgjeron kundër integritetit territorial, unitetit dhe sovranitetit të Sirisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë dënoi “në mënyrë të fuqishme” sulmet ushtarake të cilat Izraeli po i kryen dhe po i zgjeron kundër integritetit territorial, unitetit dhe sovranitetit të Sirisë, transmeton Anadolu.

Ministria turke lëshoi ​​një deklaratë me shkrim lidhur me zgjerimin e fushëveprimit të sulmeve ushtarake të Izraelit në Siri.

“Dënojmë në mënyrë të fuqishme sulmet ushtarake të Izraelit, të cilat ai po i kryen dhe po zgjeron fushëveprimin, kundër integritetit territorial, unitetit dhe sovranitetit të Sirisë”, thuhet në deklaratë.

Më tej ministria thekson nevojën për t’i dhënë fund këtyre sulmeve, të cilat synojnë drejtpërdrejt përpjekjet për të vendosur stabilitet dhe siguri në Siri dhe rajon dhe për të vazhduar mbështetjen e qeverisë siriane për të siguruar që paqja dhe qetësia të mbizotërojnë në vend.

Gjithashtu në deklaratë jepet mesazhi se Turqia në përputhje me pritshmëritë e drejta të popullit sirian, do të vazhdojë të mbështesë vizionin e një Sirie pa terrorizëm, të sigurt dhe që gëzon integritet territorial.

Kategoritë
BotaLajme