Turqia, aeroporti i Antalya-s thyen rekord në numrin e udhëtarëve

Turqia, aeroporti i Antalya-s thyen rekord në numrin e udhëtarëve

“Ditën e shtunë, më 15 korrik aeroporti i Antalya-s ka thyer rekordin e udhëtarëve të të gjithë kohërave me 207.084 udhëtarë”, tha guvernatori i qytetit Antalya, Ersin Yazıcı.

Në aeroportin e Antalya-s në Türkiye, dje me 207.084 udhëtarë u thye rekordi i të gjitha kohërave, transmeton Anadolu.

Guvernatori i qytetit Antalya, Ersin Yazıcı në një postim nga llogaria e tij në median sociale tha: “Ditën e shtunë, më 15 korrik aeroporti i Antalya-s ka thyer rekordin e udhëtarëve të të gjithë kohërave me 207.084 udhëtarë prej të cilëve 97.900 janë udhëtarë të ardhur nga linjat e jashtme. Do të vazhdojmë të rrisim objektivat tanë dhe të thyejmë rekorde në Antalya, në të çmuarën e vendit tonë dhe në kryeqytetin e turizmit”.

Në të njëjtën ditë nga aeroporti mësohet se janë realizuar 1.164 fluturime.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova