Trump sulmoi hebrenjtë liberalë, i akuzoi se votuan për “shkatërrimin” e SHBA-së dhe Izraelit

Trump sulmoi hebrenjtë liberalë, i akuzoi se votuan për “shkatërrimin” e SHBA-së dhe Izraelit

Ish-presidenti amerikan Donald Trump akuzoi hebrenjtë liberalë se votuan për shkatërrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit.

Ai e bëri këtë duke uruar Vitin e Ri hebre (Rosh Ashan). Me atë rast ai ka reflektuar edhe për atë që i konsideron meritat e tij në marrëdhëniet me Izraelin. Siç tha ai, çifutët liberalë votuan për shkatërrimin e Amerikës dhe Izraelit, sepse besonin histori të rreme.

“Le të shpresojmë që të mësoni nga gabimi juaj dhe të merrni vendime më të mira duke ecur përpara. Gëzuar Vitin e Ri,” tha Trump.

Ndër meritat e përmendura, ai vuri në pah njohjen e sovranitetit të Izraelit mbi Lartësitë e Golanit dhe zhvendosjen e Ambasadës Amerikane në Jerusalem. Ai gjithashtu mohoi të ishte antisemitik.

Trump ka shkaktuar habi në mesin e hebrenjve amerikanë, pasi ai i ka akuzuar vazhdimisht për pabesi ndaj Izraelit. Këto akuza i referoheshin kryesisht atyre që nuk e votuan për të, raporton Jerusalem Post.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova