Trump shpall kandidaturën për president në 2024

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024, sipas CNN.

Njoftimi vjen një javë pas zgjedhjeve afatmesme në SHBA. Partia Republikane e Trumpit doli më keq seç pritej në këto zgjedhje dhe shumë prej kandidatëve që ai mbështeti, nuk arritën të fitonin.

Trump befasoi me fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2016, kur mundi ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Ai tha se nuk po garon sërish për shkak të politikës, por për shkak të dashurisë së tij për Shtetet e Bashkuara.

“Për ta bërë Amerikën përsëri të madhe dhe të lavdishme, unë po shpall kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.

Kategoritë
BotaLajme