Trump pranon se në Gaza po ndodh “uri e vërtetë”, thotë se do të vendosen qendra ushqimore “pa kufizime”

“Do të vendosim qendra ushqimore dhe do ta bëjmë këtë në bashkëpunim me disa njerëz shumë të mirë, dhe do të ofrojmë fonde”, tha presidenti amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të vendosen qendra ushqimore në Gaza ku “njerëzit mund të hyjnë lirshëm, pa kufizime”, duke pranuar publikisht se në enklavën e rrethuar po ndodh “uri e vërtetë”, raporton Anadolu.

“Ne mund të shpëtojmë shumë njerëz. Dua të them, disa nga ata fëmijë – kjo është uri e vërtetë. E shoh, dhe nuk mund ta falsifikosh atë. Prandaj, do të jemi edhe më të përfshirë”, tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin britanik Keir Starmer, në një nga fushat komerciale të golfit të presidentit në Skoci.

“Para se të bëjmë ndonjë gjë, duhet t’i ushqejmë fëmijët”, tha Trump, ndërkoh që vazhdon zemërimi ndërkombëtar shtyrje së popullsisë së Gazës drejt urisë ekstreme.

Ai shtoi se Izraeli ka “shumë përgjegjësi” për situatën e ushqimit në Rripin e Gazës.

“Ne duhet të kujdesemi për nevojat humanitare” në Gaza, tha ai.

“Do të vendosim qendra ushqimore dhe do ta bëjmë këtë në bashkëpunim me disa njerëz shumë të mirë, dhe do të ofrojmë fonde”, shtoi ai.

Ai gjithashtu theksoi se edhe vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, po i bashkohen nismës për të siguruar fonde për ndihmë ushqimore.

Kategoritë
BotaLajme