Presidenti Trump njoftoi dje se SHBA-ja do t’i vendosë Indisë një tarifë prej 25%, si dhe penallti për shkak të tregtisë që bën me Rusinë për naftë dhe gaz. Sipas presidentit amerikan, tash është koha që t’i bëhet trysni Rusisë në kohën kur po vret njerëz në Ukrainë, e jo të bëhet tregti me të.
Gjithashtu, presidenti amerikan e përmblodhi pak edhe ish-presidentin rus që flet goxha shumë, Dmitry Medvedev. I njohur për gjuhën e tij sa krahu, Medvedev guxoi ta kërcënojë madje SHBA-në, duke thënë se Rusia s’është Izrael as Iran.
Por, presidenti Trump ia tërhoqi vërejtjen: Tregoni Medvedevit të matet mirë se çka flet. Po hyn në terren shumë të rrezikshëm!”