Trump paralajmëron tarifa 100% ndaj Rusisë, shpall marrëveshje për armë drejt Ukrainës

WASHINGTON, DC - JANUARY 20: President Donald Trump signs executive orders in the Oval Office on January 20, 2025 in Washington, DC. Trump takes office for his second term as the 47th president of the United States. (Photo by Anna Moneymaker/Getty Images)

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje për dërgimin e armëve drejt Ukrainës.

Përmes një deklarate të dhënë mbi qëndrimin e tij ndaj NATO-s dhe luftës në Ukrainë, gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka theksuar se pajisjet ushtarake më moderne do të prodhohen në SHBA, por do të financohen nga shtetet evropiane.

“Ne prodhojmë pajisjet më të mira, raketat më të mira, çdo gjë më të mirë… dhe sot kemi bërë një marrëveshje. Ata (evropianët) do t’i marrin armët dhe do të paguajnë për to. Ne nuk po paguajmë, thjesht po i prodhojmë”, ka deklaruar Trump.

Ndërkohë, në lidhje me Rusinë, Trump ka shprehur zhgënjim të thellë ndaj Vladimir Putinit, duke theksuar se kishte pritur që një marrëveshje të arrihej dy muaj më parë.

“Jemi shumë, shumë të pakënaqur me ta,” është shprehur Trump, duke paralajmëruar tarifa të rënda prej 100% nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda 50 ditësh.

Kategoritë
BotaLajme