Trump niset për në Alaskë, para takimit me Putinin publikon një mesazh të shkurtër: RREZIK I LARTË!!!

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkruar një mesazh të shkurtër, por domethënës në rrjetin social Truth Social.

“RREZIK I LARTË!!!”, shkroi ai me shkronja të mëdha, gjersa po nisej nga Uashingtoni drejt Alaskës.

Trump pritet të zhvillojë një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ngjarja po tërheq vëmendjen e madhe të opinionit botëror.

Ndërkohë, mesazhi enigmatik i Trumpit ka rritur pritshmëritë dhe ka lënë të hapur shumë pikëpyetje: A është fjala për një rrezik të vërtetë gjeopolitik? Një krizë në horizont? Apo thjesht një strategji për të tërhequr vëmendjen mediatike dhe për të krijuar tension para takimit?

Fakti që takimi zhvillohet në Alaskë – një territor strategjik, i pozicionuar ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë – i shton edhe më shumë peshë dhe simbolikë ngjarjes.

Ndryshe, takimi do të mbahet në “Joint Base Elmendorf-Richardson”, baza më e madhe ushtarake në Alaska dhe ka qenë një pikë kritike e mbrojtjes ajrore dhe komandës qendrore amerikane për të përballuar kërcënimet nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. /Telegrafi/

Kategoritë
BotaLajme