Trump: Nëse bie çmimi i energjisë Putini do të ndalojë së vrari njerëz

Donald Trump thotë se rënia e çmimeve të energjisë mund të ushtrojë presion mbi Vladimir Putinin që të ndalojë luftën në Ukrainë.

“Nëse energjia bie mjaftueshëm, Putini do të ndalojë së vrari njerëz”, tha ai në një intervistë në CNBC.

“Putini do të ndalojë së vrari njerëz nëse e ulim çmimin e energjisë edhe me 10 dollarë për fuçi. Ai nuk do të ketë zgjidhje tjetër sepse ekonomia e tij është në vështirësi.”

Trump shtoi se së shpejti do t’i rrisë tarifat ndaj Indisë “shumë ndjeshëm” për shkak të blerjes së vazhdueshme të naftës ruse, një vendim i kritikuar nga New Delhi dhe Moska, shkruan skynews.

Ai tha: “Ata po blejnë naftë ruse, po e furnizojnë makinën e luftës. Nëse do ta bëjnë këtë, atëherë unë nuk do të jem i lumtur.”

Komentet e Trumpit vijnë përpara afatit të së premtes që Rusia të përfundojë luftën në Ukrainë ose të përballet me penalitete të rënda ekonomike nga Uashingtoni.

Deri më tani, kërcënimet e Trumpit nuk kanë arritur të ndryshojnë qëndrimin e Kremlinit.

I dërguari special i presidentit amerikan, Steve Witkoff, pritet të vizitojë Rusinë këtë javë për një raund tjetër bisedimesh me zyrtarët rusë.

Kategoritë
BotaLajme