Trump nervozohet nga pyetja për Putinin: Mos më pyet për këtë

Presidenti amerikan Donald Trump është pyetur se sa larg është i gatshëm të shkojë në përgjigje nëse Putini do të përshkallëzonte gjërat.

“Mos më bëni një pyetje të tillë”, u përgjigj Trump me nxitim, duke shtuar se ai “dëshiron që lufta të përfundojë”.

“Në fund të fundit, të kesh një Evropë të fortë është një gjë shumë e mirë”, shtoi presidenti amerikan, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte është takuar sot me Trump në Shtëpinë e Bardhë, nga ku është kumtuar lajmi se SHBA-të do t’i shesin NATO-s armë të cilat më pas do t’i transferohen Ukrainës me qëllim që të mund të mbrohet.

Në anën tjetër, Trump i ka dhënë një afat prej 50 ditësh presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftë në Ukrainë, përndryshe do të ballafaqohet me sanksione të ashpra.

Kategoritë
BotaLajme