Presidenti amerikan Donald Trump tha se kanë arritur marrëveshje me Kinën dhe se SHBA-ja do të vendos tarifë prej 55 për qind ndërsa Kina tarifë prej 10 për qind
Presidenti amerikan Donald Trump tha se kanë arritur marrëveshje me Kinën dhe se SHBA-ja do të vendos tarifë prej 55 për qind ndërsa Kina tarifë prej 10 për qind, transmeton Anadolu.
Trump ndau një postim në llogarinë “Truth Social” në lidhje me bisedimet tregtare midis SHBA-së dhe Kinës.
Ai theksoi se kanë arritur marrëveshje me Kinën dhe se marrëveshja do t’i nënshtrohet miratimit përfundimtar të tij dhe presidentit kinez Xi Jinping.
Trump shtoi se të gjithë elementët e rrallë të nevojshëm do të sigurohen nga Kina.
“Në të njëjtën mënyrë ne do t’i ofrojmë Kinës gjërat për të cilat ramë dakord, përfshirë studentët kinezë që përdorin kolegjet dhe universitetet tona (gjë e cila ka qenë gjithmonë e mirë për mua!). Ne po vendosim tarifë prej 55 për qind ndërsa Kina tarifë prej 10 për qind. Marrëdhëniet janë të shkëlqyera!”, tha Trump.