Trump i bën thirrje Zelenskyyt të heqë dorë nga Krimea dhe anëtarësimi në NATO

Duke iu referuar Zelenskyyt, Presidenti Trump tha: “Ai mund ta përfundojë luftën me Rusinë menjëherë nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë të luftojë”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i bëri thirrje Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, të heqë dorë nga Krimea dhe anëtarësimi në NATO, duke deklaruar se këto dy çështje nuk ishin në agjendë, transmeton Anadolu.

Presidenti Trump, i cili do të presë sot udhëheqësit evropianë së bashku me Zelenskyyn në Shtëpinë e Bardhë, bëri deklarata mbi procesin Rusi-Ukrainë në llogarinë e tij Truth Social.

Trump theksoi krenarinë e tij për pritjen e kaq shumë udhëheqësve evropianë dhe theksoi se ata do të zhvillojnë diskutime të rëndësishme mbi procesin e paqes.

Duke iu referuar Zelenskyyt, Presidenti Trump tha: “Ai mund ta përfundojë luftën me Rusinë menjëherë nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë të luftojë”, dhe se ish-Presidenti, Barack Obama ia dha Krimenë Rusisë pa u qëlluar asnjë e shtënë dhe se ajo nuk mund të rifitohet më.

Trump deklaroi gjithashtu se hyrja e Ukrainës në NATO nuk është më në tryezë.

Presidenti i SHBA-së do të takohet së pari me Presidentin ukrainas Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë sot, dhe më pas do të zhvillojë një takim në shkallë të gjerë me udhëheqësit evropianë.

Kategoritë
BotaLajme