Trump bën një gaf të ri: Azerbajxhani u bë “Aberbajxhan”, ndërsa Armenia – Shqipëri

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një gaf të ri gjatë një interviste me gazetarin konservator të radios Mark Levin, duke folur për konfliktet që, sipas tij, i ka ndalur.

Duke iu referuar konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, i cili u përmbyll me një marrëveshje paqeje të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, Trump gabimisht shqiptoi emrin e njërës prej shteteve, ndërsa tjetrën e ngatërroi me një vend krejt tjetër.

“E patë çfarë ndodhi me Aberbajxhanin. Ata kishin një konflikt 30-35 vjeçar me Shqipërinë,” tha Trump.

Trump:
The conflict between Aberbaijan and Albania was going on for 34-35 years. I got that one settled.
(Ai kishte për qëllim Azerbajxhanin dhe Armeninë)

Më herët gjatë ditës, presidenti amerikan kishte thënë se Krimea është me madhësinë e Teksasit – edhe kjo plotësisht e pasaktë.

Ndryshe, për shkak të gafave të ngjashme gjatë katër viteve të fundit, Trump shpesh e kishte kritikuar paraardhësin e tij Joe Biden, duke e quajtur të paaftë për postin e presidentit.

Megjithatë, që nga marrja e Shtëpisë së Bardhë në janar të këtij viti, por edhe më parë, Trump ka bërë një numër të madh gafash të ngjashme dhe deklaratash të çuditshme.

 

Kategoritë
BotaLajme