Triumfi i Ferenbahçe/ Skuadra turke fitoi Euroleague të basketbollit

Në fron u ngjit një skuadër shumë e fortë. Është Fenerbahçe kampionia e re e Europes ne basketboll per meshkuj.

Skuadra turke triumfoi ne finale ndaj surprizes se ketij sezoni, Monakos, me rezultatin 81-70, duke kurorëzuar një edicion të shkëlqyer.

Amerikani Hajes ishte me i miri per fituesit me 23 pike, ndersa Marko Guduriç shtoi 19.

Pasi e mbylli sezonin e rregullt në vend të dytë, fare pranë Olimpiakosit, Feneri vazhdoi bindshëm në çerekfinale dhe së fundmi në “Final Four”, që u mbaj në Abu Dabi.

Një sukses i madh për të besuarit e trajnerit lituanez, Sharunas Jasikeviçius, ndër të cilët gjashtë janë amerikanë dhe shumica të huaj.

Me një buxhet që besohet se arrin në 33 apo 34 milionë euro, turqit lanë pas klube që këtë vit ishin më të fuqishëm financiarisht si Reali, Panathinaikos, Olimpiakos apo edhe Anadolu Efes.

Pikërisht në gjysmefinale, ekipi nga Stambolli mundi kampionen e sezonit te kaluar, Panathinaikos te Athines.

Ky ishte titulli i dyte ne Eurolige per Fenerbahcen pas atij te vitit 2017, I vetmi klub turk që ia ka dalë, ndërsa ka arritur në finale edhe dy herë të tjera.

Kategoritë
Sport