Tre motra nga Gaza e mësuan Kuranin përmendësh nën sulmet intensive të Izraelit.
Tre motra palestineze, Hala, Alma dhe Sama Kamil Mohammed al-Misri të cilat jetojnë në Rripin e Gazës nën sulmet intensive izraelite, e mësuan përmendësh të gjithë Kuranin nën udhëzimin e motrës së tyre më të madhe, Nada, e cila është hafize gjithashtu, raporton Anadolu.
Familja, e cila jeton në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, vazhdoi trajnimin e tyre të memorizimit të Kuranit në një xhami të vogël me tendë të ndërtuar pasi migruan nga Rafah.
Me inkurajimin e motrës së tyre, motrat përfunduan hifzin gjatë luftës, shkatërrimit dhe humbjes.