Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar sot se beson se kulmi i trazirave dhe dhunës në të gjithë vendin ka kaluar pas një jave të mbushur me tubime.
Protestat u nxitën nga vrasja fatale e adoleshentit Nahel M në një ndalesë trafiku pranë Parisit më 27 qershor.
Megjithatë, Macron u shpreh se ai dhe qeveria e tij ende po tregoheshin të kujdesshëm me situatën.
“Do të jem i kujdesshëm, por dhuna që kemi përjetuar ditët e fundit ka kaluar”, tha ai në një fjalim ditën e sotme me kryebashkiakët e vendit.Komentet e tij vijnë pasi ministria e brendshme tha se nivelet e dhunës ishin përgjysmuar në 24 orët e fundit. Disa njerëz, përfshirë oficerë policie, u plagosën në përleshjet në rrugë dhe një zjarrfikës vdiq të dielën mbrëma teksa po përpiqej të shuante makinat e djegura.

