Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është dënuar me 12 muaj burgim dhe me gjobë prej 386,000 eurosh, pasi u gjet fajtor për evazion fiskal gjatë vitit 2014, kohë kur drejtonte klubin, raporton agjencia spanjolle EFE.
“Nuk kisha asnjëherë qëllim të mashtrisëja shtetin”
Gjatë seancave gjyqësore të mbajtura në Gjykatën e Madridit më 2 dhe 3 prill, 66-vjeçari italian deklaroi se kurrë nuk kishte pasur qëllim të mashtronte shtetin, por thjesht kishte ndjekur udhëzimet e klubit dhe këshilltarëve të tij financiarë, duke kërkuar lirimin nga akuza. Ai gjithashtu kërkoi që, në rast se do të gjendej fajtor, të merren parasysh rrethanat lehtësuese.
Gjykata e gjeti fajtor për evazion fiskal lidhur me të ardhurat nga imazhi për vitin 2014, ndërsa e shpalli të pafajshëm për një akuzë të ngjashme për vitin 2015.
Ancelotti, i cili ka qenë trajner i Real Madridit në periudhat 2013–2015 dhe që nga viti 2021, ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve, UEFA Superkupën, dy trofe të FIFA Club World Cup, LaLigën, Kupën e Mbretit të Spanjës dhe Superkupën e Spanjës.