Trajnerët nga Italia kërkojnë suspendimin e Izraelit: “Shumë palestinezë vuajnë, ky është një zgjedhje e domosdoshme”

Shoqata e trajnerëve italianë të futbollit ka kërkuar suspendimin e Izraelit nga të gjitha garat ndërkombëtare të futbollit për shkak të luftës në Gaza.

Shoqata i ka dërguar një letër Federatës së Futbollit të Italisë me kërkesë që ky apel t’i përcillet FIFA-s dhe UEFA-s.

“Kjo nuk është vetëm një veprim simbolik, por një zgjedhje e domosdoshme, një përgjigje ndaj imperativit moral që e ndan i gjithë ekipi udhëheqës i shoqatës. Vlerat e njerëzimit, të cilat mbështesin vlerat sportive, na detyrojnë të kundërshtojmë veprimet e shtypjes me pasoja të tmerrshme. Nuk mund të fokusohemi vetëm te loja, duke kthyer kokën nga realiteti në terren. Besojmë se kjo nuk është e drejtë. Ka shumë vdekje të pafajshme. Mes tyre ka shumë sportistë. Ky është një tjetër arsye për të kërkuar kundërmasa ndërkombëtare, përfshirë edhe në sektorin tonë. Bota është në flakë. Shumë njerëz, si palestinezët, po vuajnë. Indiferenca është e papranueshme”, thuhet në deklaratën e shoqatës.

Kujtojmë se Italia dhe Izraeli janë në të njëjtën grup të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2026.

Ndeshja e parë është planifikuar më 8 shtator në Debrecen të Hungarisë, ndërsa ndeshja e kthimit më 14 tetor në Udine.

Kategoritë
Sport