Totaj dhe Damka nënshkruan marrëveshjen për financimin e ndërtimit të objektit administrativ për nevojat e zejtarëve “Esnaf”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj,  nënshkroi  Marrëveshje Mirëkuptimi me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, për projektin “Ndërtimi i objektit administrativ për nevojat e zejtarëve “Esnaf” në Prizren

Ky projekt ka si qëllim kryesor bashkëfinancimin dhe ndërtimin e një objekti administrativ i cili do të shërbejë për përmirësimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të lidhura me shoqatën e zejtarëve “Esnaf”. Kjo shoqatë është një element i rëndësishëm në promovimin dhe mbështetjen e ndërmarrjeve në qytet.

Kategoritë
LajmeVendi