– Personi përgjegjës i mesxhidit ka paraqitur një ankesë në lidhje me tentativën e zjarrvënies, ende nuk ka informacione rreth autorëve të incidentit.
Një përpjekje për zjarrvënie të qëllimshme është bërë mbrëmë në një mesxhid në qytezën Chatillon-sur-Seine, të departamentit francez të Cote-d’Or, transmeton Anadolu.
Ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Retailleau në një postim në llogarinë e tij në platformën sociale të kompanisë amerikane X, tha se disa persona u përpoqën t’i vinin flakën një mesxhidi në qytezën Chatillon-sur-Seine gjatë mbrëmjes së kaluar.
“Mendimet e mia janë me komunitetin e prekur nga ky akt anti-musliman (islamofobi), i cili është një shembull i frikacallëkut të madh”, shkroi ai.
Sipas transmetuesit publik “Franceinfo”, Zyra e Guvernatorit të Cote-d’Or raportoi se broshura të djegura ishin ngjitur në hyrje të xhamisë.
Qytetarët që kalonin pranë vendit të ngjarjes ndërhynë shpejt dhe e shuan zjarrin.
Ndërsa personi përgjegjës i mesxhidit ka paraqitur ankesë në lidhje me tentativën e zjarrvënies, por ende nuk ka informacione rreth autorëve të incidentit.