Tensionohet situata: Sulmohet vetura e policisë me mjete të forta nga protestuesit në Zveçan

Një veturë e Policisë së Kosovës është penguar dhe sulmuar nga protestuesit me mjete të forta në komunën e Zveçanit.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili tha se si pasojë e sulmit, veturës së policisë i është thyer xhami.

Kelani theksoi se nuk raportohet për të lënduar, teksa rasti është duke u hetuar.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi