Sipas komunikatës së sotme të Ushtrisë Izraelite, të paktën 16 ushtarë janë hospitalizuar për shkak të goditjes nga nxehtësia, ndërsa në të njëjtën kohë Izraeli qëndron pas katastrofës humanitare në Gazë, ku fëmijët vdesin nga uria, e të rriturit përpiqen të sigurojnë ujë dhe të mirat themelore për të mbijetuar.
Sipas mediave palestineze dhe izraelite, vetëm sot në Rripin e Gazës është regjistruar temperaturë deri në 36 gradë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm izraelit, gjeneral-pukovnik Eyal Zamir, ka urdhëruar pezullimin e të gjitha aktiviteteve stërvitore në ushtri deri më 29 korrik për shkak të valës së nxehti.
Nga ana tjetër, popullsia palestineze po përjeton një katastrofë humanitare në kushte të temperaturave të larta.
Problemi më i madh në këtë drejtim është mungesa e ujit të pijshëm dhe ushqimit, çka ndikohet drejtpërdrejt nga Izraeli, i cili pengon kalimin e ndihmave humanitare.
Tel Avivi ka njoftuar se ka mundësuar furnizimin me ujë të pijshëm nga Izraeli drejt Rripit të Gazës.