Temperaturat e larta sjellin kufizime në qarkullim / Durmishi: Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 ton gjatë ditës

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar për një masë të re kufizuese që hyn në fuqi nga nesër, më 23 korrik, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Sipas vendimit të Ministrisë, ndalohet qarkullimi i automjeteve me peshë mbi 15 ton në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale, në orarin prej 11:00 deri në 17:00, dhe kjo ndalesë do të vlejë deri më 28 korrik.

“Ky vendim është marrë për të mbrojtur infrastrukturën rrugore dhe për të garantuar sigurinë e qarkullimit gjatë orëve më të nxehta të ditës,” ka thënë Durmishi.

Ai ka shtuar se vendimi mund të ndryshohet në varësi të kushteve klimatike gjatë ditëve në vijim.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi