Të paktën 35 izraelitë janë plagosur, përfshirë dy në gjendje kritike, si pasojë e raketave balistike hakmarrëse të Iranit që shënjestruan disa zona në të gjithë Izraelin, transmeton Anadolu.
Siç raporton gazeta Yedioth Ahronoth, të paktën 35 izraelitë u plagosën, përfshirë dy në gjendje kritike, katër në gjendje të moderuar, nëntë në gjendje të lehtë të moderuar dhe 21 në gjendje të lehtë.
Më herët, Radioja e Ushtrisë së Izraelit raportoi se ekipet e emergjencës po operojnë në vendet e prekura nga sulmet iraniane dhe se puna po vazhdon në ato zona.
Gjithashtu edhe Shërbimi i emergjencës Magen David Adom konfirmoi se shtatë persona janë plagosur në sulme deri më tani.
Ushtria izraelite tha se dhjetëra raketa janë lëshuar nga Irani dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore po punojnë për t’i kapur ato.
Alarmet ranë në të gjithë Izraelin si rezultat i lëshimeve të raketave, përfshirë në Tel Aviv, Kuds dhe Haifa, duke sinjalizuar një gjendje gatishmërie kombëtare.
Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth raportoi se Irani lëshoi rreth 100 raketa balistike drejt Izraelit. Channel 14 konfirmoi se një raketë goditi Tel Avivin, duke shkaktuar ngritjen e tymit nga vendi i goditjes.
Radioja e Ushtrisë së IZsraelit tha se një zjarr shpërtheu pranë selisë së Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv pas sulmit me raketa.
Në orët e para të së premtes, Izraeli nisi një sulm masiv të duke vendosur rreth 200 avionë për të shënjestruar programin bërthamor të Iranit dhe aftësitë e raketave me rreze të gjatë veprimi. Sulmet vranë zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë, si dhe shkencëtarë bërthamorë.
Irani u zotua për “ndëshkim të rëndë” dhe bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ta mbajtur Izraelin përgjegjës për veprimet e tij.