Mediet shtetërore iraniane raportuan se në sulmet izraelite ndaj Iranit janë vrarë pesë persona dhe janë plagosur 20 të tjerë.
Ndër të plagosurit ka edhe gra dhe fëmijë.
Më herët ishte konfirmuar se janë vrarë zyrtarë të lartë ushtarakë: komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) Hossein Salami, komandanti i shtabit qendror Khatam-al Anbiya Gholamali Rashid dhe shefi i shtabit të forcave të armatosura iraniane Mohammad Bagheri.
Mediat iraniane publikuan: Në Iran është vrarë edhe shefi i shtabit të forcave të armatosura Mohammad Bagheri.
Ndër të vrarët janë edhe dy shkencëtarë bërthamorë: ish-shefi i Organizatës Iraniane për Energji Atomike Fereydoon Abbasi dhe shkencëtari i përfshirë në programin bërthamor ushtarak të Iranit Mohammad Mahdi Tehranchi.
Shumë zyrtarë iranianë, përfshirë udhëheqësin suprem ajatollahun Ali Khamenei, janë deklaruar pas sulmeve të Izraelit ndaj objekteve bërthamore në Iran dhe kanë paralajmëruar hakmarrje.