Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë thotë se nëntë persona janë vrarë dhe 75 janë plagosur në një sulm në një ndërtesë të OKB-së që strehon 800 njerëz në Gaza.,
Drejtori i operacioneve të UNRWA, Thomas White, tha se dy tanke goditën qendrën e trajnimit të agjencisë në Khan Younis këtë pasdite.
Update – attack on Khan Younis Training Centre this afternoon – two tank rounds hit building that shelters 800 people – reports now 9 dead and 75 injured@UNRWA and @WHO team trying to reach the centre – agreed upon route with Israeli Army blocked with earth bank #Gaza
— Thomas White (@TomWhiteGaza) January 24, 2024
Në një postim në X, ai shtoi se ekipe nga UNRWA dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë po përpiqen të arrijnë në qendër.”Një rrugë e rënë dakord me ushtrinë izraelite e bllokuar nga një argjinaturë prej dheu,” shtoi White.
Ai më parë raportoi për “djegia të ndërtesave dhe viktima masive” pasi qendra e trajnimit u sulmua.