Tahiri i drejtohet Totajt: Rahatimi i familjarëve dhe individëve me librezë partiake në pozita të ndryshme në Komunë është suksesi i juaj i vetëm deri tash

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren në një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me parregullsitë në konkursin  për sekretarë të shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Prizrenit

Në këtë konferencë  shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Karanfil Haxhillari dhe anëtari i Komisionit për Arsim Faruk Tahiri, duke u bërë thirrje kandidatëve që të parashtrojnë ankesa dhe të mos dorëzohen karshi këtij procesi

Tahiri duke ia përmendur të kaluarën  Totajt tha se kryetari aktual kur ishte në opozitë kishte kritika të shumëta për kryetarin e atëhershëm dhe këta fjalë ishin vetëm sa për të ardhur në pushtet

“Edhe çka duhet të bëhet për ta thyer shpresën e rinisë në këtë vend?Edhe çka duhet të bëhet për ta humbur durimin e shoqërisë sonë?Jemi të vetëdijshëm që asnjë konkurs nuk do t’i plotësoj pritjet e konkurruesve sepse punësimi në krahasim me aplikimet është i kufizuarPor pyetja ime është për Kryetarin Totaj, çka duhet të bëhet që në një konkurs të mbizotëroj meritokraci, kush humb me punësimin e më meritoreve.A nuk kemi ndërmend të trashëgojmë ndonjë gjë me vlerë, apo jemi të vendosur ta shkatërrojmë të ardhmen tonë.”, tha Tahiri.

Po ashtu Tahiri tha se suksesi i vetëm i Totajt është punësimi i partiakëve të tij në Komunë

”Kryetar Totaj, nëse do të mburresh me profesionalizëm dhe efikasitetin e treguar për një vit sa jeni në krye të komunës andaj me keqardhje ju them se rahatimi i familjarëve dhe individëve me librezë partiake në pozita të ndryshme në Komunë është suksesi i juaj i vetëm deri tash” shtoi ai.
<img class="x16dsc37" role="presentation" src="data:;base64, ” width=”18″ height=”18″ />
Enis Tabak, Nora Fetoshi and 58 others
Kategoritë
LajmeVendi