Sulmi rus në Kiev dëmton ndërtesën e delegacionit të BE-së

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos dënoi sulmet e Rusisë, duke thënë se ndërtesa e Delegacionit të BE-së në Kiev të Ukrainës u dëmtua nga sulmet ajrore ruse

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos dënoi sulmet e Rusisë, duke thënë se ndërtesa e Delegacionit të BE-së në Kiev të Ukrainës u dëmtua nga sulmet ajrore ruse, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në platformën e mediave sociale të kompanisë X me qendër në SHBA, Kos tha se ndërtesa e Delegacionit të BE-së në Kiev u dëmtua nga një sulm ajror rus.

Ajo shprehu solidaritetin e saj me personelin e BE-së, familjet e tyre dhe të gjithë ukrainasit që u përballën me sulmet. “Unë i dënoj fuqimisht këto sulme të pamëshirshme, të cilat janë tregues i qartë se Rusia refuzon paqen dhe zgjedh terrorizmin”, theksoi Kos.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas në platformën e mediave sociale të kompanisë X tha: “Ndërsa bota po kërkon një rrugë drejt paqes, Rusia po përgjigjet me raketa”.

Kallas, sulmin ajror ndaj Kievit e cilësoi si një “zgjedhje të qëllimshme për të tallur” përpjekjet e paqes dhe shtoi se Rusia duhet të “ndalojë vrasjet” dhe të angazhohet në negociata.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se tetë persona, përfshirë një fëmijë u vranë ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin ajror që ushtria ruse kreu ndaj Kievit.

Kategoritë
BotaLajme